martedì 1 luglio 2014

Produktet ''MUST HAVE''qe mund te bleni ne Itali

Pershendetje
Kam kohe pa azhornuar kete blog por eshte e veshtire per mua te gjej kohen per te shkruajtur.Si gjithmone jeni ju qe me jepni mendime interesante dhe qe me shtyjne te shkruaj dicka, ju falenderoj shume per kete :)
Disa prej jush me shkruajne aq shpesh sa me duket sikur i kam shoqe me te vertet dhe sikur i njoh prej kohesh hahah ne fakt eshte per tu habitur por jemi mbi 3000 ne facebook woow sikur tju mbledh te gjitha do te mbushnit nje stadium hihi :P nejse se po devijoj nga argumenti,po thoja qe shume prej jush me shkruajne shpesh dhe me bejne pyetje nga me te ndryshmet,njera nga keto mu duk shume interesante ''Cilat produkte me keshillon te bleje ne Itali?'' Mqs shume vajza ne kete periudhe vijne e bejne pushimet ne Itali me familjen apo te dashurit e tyre vendosa te bej nje liste per ju qe keni deshrire te blini disa gjera kur vini ketej :) Kisha deshire tju sygjeroja shume gjera por mendoj se nuk do ti perballonit dot,mgjth ja disa produkte kryesore qe nuk mund te ikni pa i blere.

PRIMER PER SYTE
Nje produkt absolutish i domosdoshem per te fiksuar makeup-in e syve,pa kete makeup-i te shkrine dhe te behet vija vija ne sy :/ Kam deshire tju propozoj dy alternativa,nje ekonomike dhe nje te shtrenjt.
Nga markat e lira eshte KIKO COSMETICS:(dyqan)
Primer EYE BASE KIKO
Nga markat e shtrenjta : URBAN DECAY PRIMER POTION (e gjen ne cdo dyqan Sephora)


PRIMER PER FYTYREN*

*Vetem per ato vajza qe kane poret e lekures shume te medha ju sygjeroj te aplikoni primer para fondotintes. The PORE fessional i markes Benefit eshte super per te lemuar lekuren tuaj para fondotintes. (ne cdo dyqan Sephora)



FONDOTINTA

Per fondotintat nuk ndalem shume,sepse ky post do te behej teper i gjate, (shpresoj te bej nje post tjeter mbi llojet e fondotintave qe kam provuar)por do te ndalem tek markat qe mbase nuk gjinden lehte ne Shqiperi.
1-Fondotinta me efekt natyral:
I pari eshte fondotinta ''Original'' i markes Bare Minerals : I pershtatshem per lekurat me pak imperfeksione ,per lekurat e thata,dhe normale.Nese deshrioni nje fondotinte per cdo dite,pa kimikate por vetem me minerale puro,me nje efekt natyral ne lekure atehere ky eshte i pershtatshem per ju. (E gjen tek cdo dyqan Sephora)
Ja dhe aplikimi: Vendosim pak produkt ne tap,rrotullojme penelin  ne menyre qe produkti te hyje mire brenda,shkundim pjesen e tepert dhe e aplikojme ne fytyre me levizje rrethore. Mbulimi nuk eshte total por i mesem.

Nese nuk ju pelqen kjo konsistenc,ju sygjeroj nje tjeter fondotinte te mire por pak me te shtrenjte: 
Fondotinta Armani Maestro : Edhe ketu efekti eshte super natyral,si nje lekure e dyte mund te them!!(Ne cdo profumeri)

Aplikimi: Vendosen disa pika ne fytyre dhe perhapet me nje penel.
Njesoj eshte edhe ai markes L'Oreal Magic Nude ;) dhe kushton me pak.(ne cdo profumeri)

Nje tjeter fondotinte qe ja vlen eshte Face&Body i markes MAC (e gjeni ekskluzivisht ne dyqanin MAC)


2- Fondotinta me mbulim te mesem dhe total per lekura me probleme te ndryshme:
Nje fondotinte me mbulim total por qe nuk duket fare,eshte gati trasparente eshte ''HD Foundation'' i markes Makeup For Ever.(ne cdo dyqan Sephora)



Nje tjeter eshte ai i markes Vichy dermablend por e di shume mire qe ekziston edhe ne Shqiperi ....gjithsesi po jua permend edhe kete,mgjth nuk eshte shume i pershtatshem per cdo dite dhe sidomos tani ne vere,personalisht e perdor me shume darkave. (Vetem ne parafarmaci ose farmaci)


Ka shume fondotinta te tjere qe dua te permend por me te vertet do behej nje romane :P 
Mgth po citoj disa te  markave ekonomike si psh : Fit Me -Maybelline (lekura te thata) ; Color Stay -Revlon (lekura mikse dhe te yndyrshme)

PUDRA 
Sherben per te fiksuar makeup-in

Ekonomike : Colour Correction Powder - Kiko (vetem ne dyqanet Kiko)
I shtrenjte: HD Powder - Makeup For Ever (ne cdo dyqan Sephora)


KORREKTOR PER SYTE

Ekonomik: Instant age rewind  - Maybelline  (ne cdo profumeri) ose Full Coverage Concealer i Kikos (e gjen vetem te dyqani Kiko pra)
I shtrenjt: I preferuari im prej kohesh eshte Erase Paste i markes Benefit (ne cdo dyqan Sephora)




PENELAT

 Do tju sygjeroja te tjere por shiten vetem online ata me te miret...nejse keto jane ato qe mund te gjeni ne treg ;) 

Ekonomik : Penelat e KIKO-s (vetem te dyqani KIKO)


Pak me te shtrenjte : Penelat e Sephora-s (ne cdo dyqan Sephora)
PALETAT

Nje nga me te lirat dhe me te vlefshmet jane ato te markes Sleek ;) (i gjen ne cdo dyqan Sephora)

Paleta qe kane pothuajse te gjitha  vajzat (pervec meje hahahah jo per gje por kushton shume) eshte Naked i markes Urban Decay dhe ka 3 te ndryshme.(ne cdo dyqan Sephora)

 Goca kaq ishin sygjerimet e mia,ndoshta kam harruar ndonje gje tjeter por keto ishin me kryesoret. Shpresoj tju kem ndihmuar sado pak love ya kisssss :* 
Alda 

PS: Nese ndonjera nga ju do te sygjeroj produkte te tjera ju mirepres me komente :D